Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident i rëndë në Klinë, lëndohen 7 persona

Aksident i rëndë.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku lëndime kanë marrë shtatë persona”, tha Gashi.

Gashi shtoi se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe se policia është duke u marrë me hetimin e shkaqeve që kanë çuar deri tek aksidenti.