Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Lexues të ‘Pyetja’ kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen disa vetura të aksidentuara mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë daluar njësitet relevante të Policisë së Kosovës ku edhe po bëjnë egzaminimin e vend-ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar por që sipas fotografive, dëmet materiale janë të konsiderueshme./Pyetja