Take a fresh look at your lifestyle.

E papritur: Gjobiten dhe suspendohen nga klubi tre yjet e Juventusit

Ata nuk do të luajnë në Serie A

Tre futbollistët e Juventusit, Weston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur janë gjobitur, përjashtuar dhe pezulluar përkohësisht nga Juventus.

Ky vendim nga “Zonja e Vjetër” vjen pasi tre futbollistët morën pjesë në një ndejë në shtëpinë e mesfushorit amerikan, duke mos respektuar kështu rregullat kundër koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Ata nuk do të luajnë në Serie A ndeshjen kundër Torinos, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër i Juventusit për këtë çështje.