Take a fresh look at your lifestyle.

Si e kaloi Vjosa Osmani ditën e parë si Presidente

Ajo dje ka marr 71 vota për tu bërë deputete.

Osmani nuk doli në zyrë pasi e hëna ishte ditë pushimi për institucionet, fqinjët të lumtur për zgjedhjen e saj.

Dita e parë e punës së saj si shefe e shtetit, rastisi të jetë festë zyrtare në vend.

E për këtë juristja 38 vjeçare, Vjosa Osmani që mori votat e 71 deputetëve, të hënën nuk doli fare në institucionin më të lartë të shtetit.
Shefja e re e shtetit, qëndroi brenda banesës së saj në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

E aty, nga mëngjesi i së hënës po qëndron edhe dikush tjetër.

Banorët e lagjes ku banon Osmani, janë shprehur të lumtur që fqinja e tyre mori besimin për këtë post.

E pati prej atyre, që mendimin e tyre e shprehën pa fjalë.

Në parkun e kompleksit banesor, ku për momentin banon presidentja e re, u mboll edhe një fidanë.

E ai që bëri këtë veprim, tregon nëse ka ndonjë një kuptim të veçantë.

Vjosa Osmani është gruaja e dytë presidente e zgjedhur, pas Atifete Jahjagës dhe ka mandat 5 vjeçar.