Take a fresh look at your lifestyle.

Eksplozivë e gurë, banorët ndihen të rrezikuar nga ndërtimi i autoudhës Prishtinë- Gjilan

Banorët kanë publikuar pamje.

Banorët e fshatit ‘Ponesh’ të Gjilanit janë në hallë të madh me kompanitë që po punojnë në autoudhën Prishtinë-Gjilan.

Sipas banorëve, këto kompani kanë shkatuar dëme të mëdha në afërsi të fshatit, ata theksojnë se iu janë dëmtuar kyçjet në tokat e tyre bujqësore.

Tutje në reagim thuhet se po ashtu janë të rrezikuar nga punime që po bëhen në atë pjesë e që sipas tyre edhe janë përdorur eksplozivë të ndryshëm për ndërtimin e rrugës.

Ndër të tjera, banorët e fshatit Ponesh i Vogël, iu kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa të caktuara.

” Ne Banorët e Fshatit Ponesh (Ponesh i vogel) Komuna Gjilanit , bëjmë reagim ndaj papergjegjësisë së punimeve në Autorrugen Prishtinë-Gjilan. Kompanitë që punojnë në këtë pjesë pos që na shkaktuan probleme me ujë të pijshëm, na ndanë edhe nga pronat tona, ëra dhe male duke mos na lanë qasje t’i punojmë. Nuk ka as mbikalim as nënkalim, pos pluhurit zhurmës së makinerisë, shpjetsisë së pakontrolluar tani po përdorin edhe EXPLOZIV në afërsi të shtëpive as 100 metra larg pa paralajmërim po na rrezikojnë edhe jetën edhe shembje shtëpive nga papergjegjsitë dhe shpërthimet e frikshme siç ishte rasti i djeshem pasdite. Saqë nga shpërthimi gurët kanë arritur edhe në derë të shtëpisë. Bëjmë apel organeve të drejtësisë dhe sigurisë Komunale e Qeveritare të mirren me këto kompani të papërgjegjshme. Mos të na vijë puna të mirremi vet me ta”, thuhet në reagim.

Ndryshe, pamje të mbetjeve të eksplozivëve janë publikuar edhe nga një banor i kësaj ane nga Refik Shala. Shala në profilin e tij në facebook ka publikuar fotografi dhe videku ku shihen qartë copëzat pas shpërthimit me eksplozivë”, .

Shihni këto pamje:

REAGIM :
Ne Banorét e Fshatit Ponesh (Ponesh i vogel) Komuna Gjilanit
Bejmé reagim ndaj papergjegjsis se punimeve ne…