Take a fresh look at your lifestyle.

Një grua vdes tri orë pasi e mori vaksinën e Pfizer-it

Nuk është e qartë nëse vaksina kishte ndonjë lidhje me vdekjen e gruas

Një grua e moshuar ka vdekur në një qendër kujdesi të Australisë vetëm tri orë pasi u vaksinua me vaksinën e kompanive “Pfizer” e “BioNTech”.

Banorja 82-vjeçare e shtëpisë së të moshuarve “Blue Care Yurana” raportohet se e mori vaksinën e Pfizerit në orën 10 të paradites.

Pekini shpallet zyrtarisht ‘shtëpia e miliardierëve’
Policia shkoi në vendin ku jetonte plaka në orën 1 e 30 minuta të pasdites dhe konfirmoi për gazetarë se vdekja nuk është duke u trajtuar si e dyshimtë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Nuk është e qartë nëse vaksina kishte ndonjë lidhje me vdekjen e gruas, sepse ajo vuante edhe nga një sëmundje e mushkërive.

Programi i vaksinimit në Australi është i mbështetur në dy vaksina: vaksinën e Pfizer-it dhe vaksinën e AstraZeneca-s. Shumica e Australianëve pritet që ta marrin këtë të fundit. Efektet anësore më të zakonshme të saj janë plogështia, dhimbja e kokës dhe e trupit.

Vdekje pas vaksinimit me vaksinën e Pfizerit janë regjistruar edhe në Norvegji dhe Izrael, por autoritetet e kanë siguruar publikun se këto raste po mbivlerësohen dhe janë të rastësishme.

Vaksinën e Pfizerit e ka marrë edhe kryeministri australian, Scott Morrison. Sipas rezultateve të testimit, kjo vaksinë është 95 për qind efektive për parandalimin e sëmundjes Covid-19.