Take a fresh look at your lifestyle.

Gjilani dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkollat e Arteve

Shqipëria dhe Kosova shpesh herë janë bashkëpunuese në sfera të ndryshme si në shoqëri asht uedhe në art.

Kësaj radhe Gjilani dhe Tirana kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkollat e arteve.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica.

Gagica në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’, ka bërë të ditur nënshkrimin e marrveshjes së shkollave të Arteve në Gjilan dhe Liceut Artistik në Tiranë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe aktivitete të tjera mes Gjilanit dhe Tiranës.

“ Gjilani dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje binjakëzimi për shkollat e Arteve. Isha i nderuar që në 75 vjetorin e themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”në Tiranë, së bashku me drejtorin z. Shkëlqim Sirika, nënshkruam marrëveshjen e Binjakëzimit mes shkollave të Arteve në Gjilan dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”- Tiranë. Shumë shpejt pritet të zhvillohen edhe aktivitetet e përbashkëta mes Gjilanit dhe Tiranës”, ka shkruar ai në facebook/Pyetja