Take a fresh look at your lifestyle.

A po kërkohen testet për Covid-19 në kufi?

Qytetarët të cilët vijnë nga një vend tjetër pa test, udhëzohen të qëndrojnë në izolim.

Të shumta ishin veturat që hynin e dilnin në pikën kufitare në Merdare këtë të premte.

Secili prej tyre po i nënshtrohej kontrollit.

E disa prej tyre ky kontroll i zgjati më shumë.

Kjo pasi që këtij qytetari i cili erdhi në Kosovë nga Italia, i mungoi testi për virusin korona.

E pas pritjes, atë e liruan por me kushtin që në Kosovë të qëndrojë në izolim.

Ky njoftim nuk i pëlqeu shumë Afrim Hajdarajt.

Edhe dikujt tjetër këto masa po i duken të dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Por të tjerë po mendojnë që këto masa janë në të mirën e qytetarëve të Kosovës.

E qytetarë të cilët udhëtuan nga Serbia për në Kosovë, po thonë që nuk iu kërkua testi.

Ata shprehen se janë vaksinuar kundër covidit.

Sipas masave të reja të përgjithshme për parandalimin e COVID-19, në Qeverinë e Kosovës është vendosur që të gjithë qytetarët, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ.