Take a fresh look at your lifestyle.

Edhe iftari falas në Vushtrri , përmes “take away”

Iftarin merre me veti

Pas masave të reja të vëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mbyllet gastronomia dhe të iu lejohet vetëm shërbimi “take away” dhe “delivery” edhe shërbimi i iftarit falas këtë vit do të bëhet në këtë mënyrë.

Në komunën e Vushtrrisë 300 familje do të kenë mundësinë të marrin iftarin falas, por jo sikur herave të tjera.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku iftari çdo natë shërbehej falas në tendë në sheshin “Adem Jashari”, këtë herë ushqimi do iu dërgohet, familjeve në kushte më të vështira, në shtëpi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një prononcim për IndeksOnline.

Ai tha se shoqata bamirëse do ta shpërndaj ushqimin falas në shtëpitë e 300 familjeve sipas rregullave antiCovid.

“Komuna e ka aprovuar kërkesën e një shoqate humanitare për vendosjen e tendës së iftarit, pasi tradicionalisht është vendosur. Janë 300 familje që me listë ushqimi do të ju dërgohet në shtëpi. Pra është take away. Çdo gjë do të bëhet në përputhje me masat antiCovid”, tha ai.

Në të njejtën mënyrë do të shpërndahet edhe në Prishtinë.

Ndryshe, muaji i Ramazanit fillon më 13 prill./IndeksOnline/