Take a fresh look at your lifestyle.

A agjëronte familja e komandatit Adem Jashari? Përplasen Robelli dhe Musliu

Reagime.

Një deklaratë e hoxhës nga Drenica, Osman Musliut lidhur me familjen Jashari ka ngritur reagime.
Një nga këto reagime ka qenë edhe gazetari Enver Robelli që ka kërkuar nga Musliu të shpjegojë se kush janë shokët që kanë treguar se komandanti legjendar Adem Jashari nuk ishte pranuar ta ndezë cigaren në Ramazan, duke thënë se këtë do ta bënte në iftar.

Në një shkrim në Facebook, deklaratave të Robellit iu ka reaguar hoxha Osman Musliu.

Ai e ka quajtur Robellin “njëfarë intelektuali nga Prishtina”, duke thënë se i njëjti është shumë i painformuar.

“A nuk ke pare asnjëherë ndonjë incizim për këtë familje?! A se ke dëgjuar asnjëherë kur flet baca Shaban e nëna Zahide për syfyrin e 22 Janarit të vitit 1998?! Se ke dëgjuar asnjëherë rrëfimin e Bekimit mbi familjen e tij?! Baca Shaban ishte një njeri i urtë, plak i mençur, mësues punëtor e me profesion hoxhë. Ai ishte baba i Ademit dhe vetë UÇK-së ashtu siç është edhe babai I lirisë që ne sot gëzojmë. Në odën e tij ishte e mbjellur thellë edukata kombëtare e ajo fetare ashtu sikurse në sofrën e tij shtrohej syfyri e iftari bashkë me darkë e dreka për miq e dashamirë. Në konakun e tij ishin prezentë edhe këngët patriotike me çifteli e kuvende për liri dhe çlirim ashtu siç ishte prezentë sexhadja e tespihet. Shkurt me thënë, mua po më vije keq se si ky intelektuali të jetë kaq larg realitetit të Drenicës e popullit tonë edhe pse Prishtina s’është edhe aq larg”, ka thënë ai.

“Adem Jashari dhe familja e tij kanë luftuar për liri e për çlirimin e këtyre trojeve nga okupatori dhe luftës së tyre nuk mund ti m’vishet asnjë petk tjetër. Ata s’kanë luftar për asnjë agjendë ideologjike, fetare apo diçka tjetër. Lufta e tyre ka qenë për liri dhe kaq.

E për fund mund të të them se është e ulët kur mundoheni të lexoni zemrat e njerëzve e të paragjykoni se qenkam i etur për publikun i cili më njeh që nga atëherë kur po ky publik vritej e masakrohej e unë isha në mesin e tyre ndërsa juve nuk ju kam parë atëherë këndej pari”, shtoi i njëjti.