Take a fresh look at your lifestyle.

A kishte agjëruar Adem Jashari, flet bashkëluftëtari i tij

Një deklaratë e hoxhës nga Drenica, Osman Musliut lidhur me familjen Jashari ka ngritur reagime.

Një nga këto reagime ka qenë edhe gazetari Enver Robelli që ka kërkuar nga Musliu të shpjegojë se kush janë shokët që kanë treguar se komandanti legjendar Adem Jashari nuk ishte pranuar ta ndezë cigaren në Ramazan, duke thënë se këtë do ta bënte në iftar.
Në një shkrim në Facebook, deklaratave të Robellit iu ka reaguar hoxha Osman Musliu.

Ai e ka quajtur Robellin “njëfarë intelektuali nga Prishtina”, duke thënë se i njëjti është shumë i painformuar.

Në lidhje me këtë deklarat pati edhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Nuredin Lushakut.
Ai në një video paraqitet duke thënë se Adem Jashari kishte agjëruar.

Video: