Take a fresh look at your lifestyle.

Gruaja nga Skenderaj e rrah ish-burrin

Përfundon në pranga

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua nga Skenderaj ka përfunduar në polici pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:20 minuta, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.