Take a fresh look at your lifestyle.

Kështu imitohen Vjosa Osmani dhe Luljeta Aliu në Shqipëri

‘’Kosherja’’ vazhdon të sjell risi në humorin shqiptar duke sjell personazhe dhe imitime fantastike përmes aktorëve profesionistë.

Ka qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe opinionistja Luljeta Aliu që janë bërë pjesë e spektaklit të humorit përmes imitimeve fantastike të aktoreve Valina Muqolli dhe Egzona Ademi, shkruan GazetaExpress.
‘’Kosherja’’ sjell një bashkëbisedim mes dy personazheve duke sjell të qeshura pa fund për shikuesit e shumtë të tyre.

Spektakli i humorit vjen çdo të diel në ora 20:30 përmes ekranit të T7 dhe ABC. Nën regjinë e Altin Bashës, prezantimi i është besuar Bes Kallakut dhe Jona Spahiut.