Take a fresh look at your lifestyle.

Ariola Demiri viziton varrin e nënës, përlot me fjalët emocionuese për të

Arjola Demiri rrënqeth me fjalët.

Arjola Demiri i ka rrënqethur të gjithë me fjalët për nënën e saj të ndjerë, e cila prej dy vitesh nuk jeton më.

Aktorja ka vizituar varrin e të ëmës dhe ka postuar një video tejet prekëse.

“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, m’ka tha malli”, ka shkruar Arjola.

Këngëtarja e ka shoqëruar videon me këngën e Elvana Gjatës dhe fjalët: “S’mund të më thoje fjalën lamtumirë se ti ike shpejt për një tjetër jetë”.