Take a fresh look at your lifestyle.

DJ i famshëm shqiptar rrëfen se si u arrestua në Kosovë, ja kush e shpëtoi

Dj.Vicky ka treguar ngjarjen që i kishte ndodhur në Kosovë.

Teksa ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ai u pyet nëse ka rënë ndonjëherë në pranga. E Dj Vicky nuk ka ngurruar që të tregojë ngjarjen që i kishte ndodhur më herët gjatë një udhëtimi në Kosovë.

Ai ka zbuluar se ka qenë së bashku me djemtë e grupit të njohur “Threedots”. Madje Vicky shtoi se ka qenë pikërisht këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, ai që e ka ndihmuar.

“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur. Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni”, ka thënë ai.

“Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim“, theksoi Vicky.