Take a fresh look at your lifestyle.

Kjo është pasaporta më e fuqishme në botë

Kjo është pasaporta më e fuqishme në botë.

Kjo pasaportë është një bekim i vërtetë për shtetasit e vet.

Si shtetas kosovarë ne po që e kemi të vështirë të udhëtojmë, por disa shtetas të huaj po që nuk e kanë këtë problem, shkruan lajmi.net.

Teksa vaksinimi ka filluar, kjo sjellë shpresë për të gjithë të pasionuarit pas udhëtimeve. Por teksa ne duhet të aplikojmë për viza, disa persona vetëm marrin pasaportën dhe blejnë biletën!

Shteti më me fat sa i përket kësaj është Japonia. E di çfarë po mendoni: Pse do të donte dikush të shihte botën nëse jeton në një shtet aq të bukur sa Japonia?

Epo, bota ka shumë vende për të parë dhe vizituar. Japonia është shteti që mund të vizitoi më së shumti shtete të tjera pa vizë.

Ata kanë të drejtë të udhëtojnë në 193 shtete pa viza. Në vendin e dytë vjen Singapori me 192, dhe vendin e tretë Gjermania bashkë me Korenë jugore, me 191 shtete.

Britania dhe SHBA janë në vendin e shtatë me 187 shtete.

Këto janë top 10 pasaportat më të fuqishme

1.Japonia (193)

2.Singapori (192)

3.Koreja jugore (191)

3.Gjermania (191)

4.Italia (190)

4.Finlanda (190)

4.Spanja (190)

4.Luksemburgu (190)

5.Danimarka (189)

5.Austria (189)

6.Suedia (188)

6.Franca (188)

6.Portugalia (188)

6.Holanda (188)

6.Irlanda (188)

7.Zvicra (187)

7.SHBA (187)

7.Britania (187)

7.Belgjika (187)

7.Zelanda e re (187)

8.Norvegjia (186)

8.Greqia (186)

8.Malta (186)

8.Republika Çeke (186)

9.Kanada (185)

9.Australia (185)

10.Sllovakia (183)

10.Lituania (183)

10.Hungaria (183)

10.Polonia (183)