Take a fresh look at your lifestyle.

“Mbappe po hesht, kështu ju mund ta shihni dëshirën e tij për të ardhur në Madrid”

Hugo Sánchez ka folur për mikrofonat e “El Larguero” të Cadena SER para ndeshjes të mërkurën në mes të Liverpool dhe Real Madrid në çerekfinale të Champions League.

Legjenda e Los Blancos, njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Realit (208 gola në 283 paraqitje) ka folur edhe për Kylian Mbappen.

Ai beson se Mbappe dëhsiron që sa më parë ta veshë fanellën e Real Madridit.

“Mbappé është duke bërë punën në heshtje, ju mund të shihni dëshirën për të ardhur në Madrid tani”, tha Sanchez.

PSG do së paku 200 milionë euro për 21-vjeçarin dhe mbetet të shihet nëse vërtet Real Madridi do të mund ta transferojë atë kësaj radhe.