Take a fresh look at your lifestyle.

Mbi 10 mijë persona janë vaksinuar deri me tani në Kosovë

Deri tani, mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID në Kosovë

Krahas personave të moshuar, sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i personave në dializë.

Lajmin e ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Sot në Qendrën “1 tetori”, ka filluar vaksinimi i personave në dializë, kanë filluar të vijnë pacientët e parë. Aktualisht i kemi gjashtë persona me dializë që janë vaksinuar deri më tani”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka bërë të ditur se deri më tani mbi 10 mijë persona janë vaksinuar me vaksinën “Astra Zeneca”.

“Tani deri në këto çasti ka kaluar numri prej 10 mijë të vaksinuarve duke përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë”, ka thënë ai.