Take a fresh look at your lifestyle.

“Ncuk, ncuk, ncuk”, përgjigja e Edi Ramës për përkrahjen që Kurti po ua bën 3 kandidatëve të VV-së në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në përkrahje të 3 kandidatëve që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit atje.

Madje, për këtë fushatë ishte edhe vet në Shqipëri me një numër të deputetëve e ministrave të tij në vikendin që lamë pas, pasi kishte votuar masat izoluese për qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net

E lidhur me këtë fushatë të Kurtit në Shqipëri është pyetur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarit lidhur me këtë çështje, madje e ka injoruar tërësisht duke u përgjigjur me mohimin “ncuk”.

“Në këtë fushatë garojnë edhe 3 kandidatë që mbështeten nga Vetëvendosja, cili është mendimi juaj për mbështetjen publike që kryeministri Kurti po ua bën tre kandidatëve është një debat që është i ndezur në Kosovë dhe ndoshta kërkohet një përgjigje në Tiranë?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Ncuk, ncuk, ncuk, kalojmë në pyetjen tjetër”, u përgjigj Rama.

“Nuk keni asnjë koment për?”, tha gazetari.

“Ncuk, ncuk, ncuk”, u përgjigj Rama.

“Çfarë keni menduar thjesht kur keni dëgjuar?”, tha gazetari.

“Ncuk, ncuk, ncuk, kalojmë në pyetjen tjetër.”, tha Rama