Take a fresh look at your lifestyle.

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë: I dyshuari shkeli policin me veturë pastaj iku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për të dyshuarin që e goditi një polic me veturë, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë i dyshuari me automjetin e tij është nisur vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej tyre duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.

Policia ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që ka marrë.

Nga ana e policisë është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati.

“Gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor. Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.