Take a fresh look at your lifestyle.

Si ta kuptoni se vaksina antiCovid ka ndikuar keq – Këto janë shenjat e mpiksjes së gjakut

Si ta kuptoni se vaksina anti-covid ka ndikuar keq.

Shenjat dhe çfarë duhet të bëni në rast të mpiksjes së gjakut.

Të martën, shpërndarja e vaksinës Johnson&Johnson me një dozë u ndalu për shkak të shfaqjes së një reagimi shumë të rrallë negativ, shkruan lajmi.net.

Vaksina J&J shkaktoi tek 6 gra të moshave 18-48 mpiksje gjaku brenda 3 javëve pas vaksinimit. Ky lloj i mpiksjes së gjakut është shumë i rrallë.

Njëra nga gratë ka ndërruar jetë dhe një tjetër është e spitalizuar në gjendje kritike. Kjo mpiksje e gjakut njohet si CVST dhe mund të shkaktoj sulm në tru.

CVST ndodhë kur sinusët venoz bllokohen nga mpiksja e gjakut dhe e lënë trurin pa gjak. Kjo shkakton rrjedhje gjaku nga enët e gjakut në tru, duke shkaktuar hemorragji.

Simptomat e CVST përfshijnë:

Dhimbje koke shumë të rëndë
Shikim të turbullt
Humbje e vetëdijes
Paaftësi për të kontrolluar lëvizjet e disa pjesëve të trupit
Sulm epileptik ose dridhje
Koma
Si mund ta trajtoni?

Sa më shpejtë që fillon trajtimi aq më pak pasoja do të ketë.

Doktorët përdorin lëngje, antibiotik, barëra kundër sulmit epileptik, operim ose metoda të tjera varësisht nga situata.

Nevoja për të reaguar shpejt është kyçe, sepse duhet shumë pak kohë që të bëhet vonë. Nëse ju ose dikush i afër përjeton këto simptoma pas marrjes së vaksinës, duhet të reagohet sa më shpejt