Take a fresh look at your lifestyle.

“S’ka kohë për të humbur”, Lajçak e Reeker takohen një ditë pas mesazhit të SHBA-ve për dialogun

Lajçak e Reeker takohen një ditë pas mesazhit të SHBA-ve për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

Këtë Lajçak e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Tëitter, teksa takimi në fjalë vjen vetëm një ditë pasi përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB tha se për dialogun nuk ka shumë kohë për të humbur, shkruan lajmi.net.

Kisha një takim shumë të dobishëm me Phil Reeker, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, këtë mëngjes. Gjithmonë mirë për të krahasuar shënimet, për të koordinuar dhe dakorduar mes SHBA-së dhe BE-së për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Takimi i Lajçak me Reeker vjen në një moment të ndjeshëm të ndërprerjes së procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka nënvizuar se dialogu nuk është prioritet parësor i qeverisë së tij, teksa kjo ka shkaktuar edhe reagime në kampe të ndryshe që janë të përfshira në proces.