Take a fresh look at your lifestyle.

Skandali i radhës i Gjykatës Speciale, i raporton UNMIK-ut dhe jo institucioneve të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 ishin para një presioni të madh të Bashkësisë Ndërkombëtare, që nëse Gjykata Speciale nuk themelohet nga Kosova, ajo do të themelohej nga Kombet e Bashkuara.

Tash, gjashtë vjet më vonë, Gjykata Speciale e Kosovës nuk bartë asnjë simbol shtetëror. Madje, ajo nuk i raporton asnjë institucioni të Kosovës.

Përkundrazi, Gjykata Speciale është duke i raportuar UNMIK-ut dhe Bashkimit Evropian, por jo edhe institucioneve të Kosovës.

Në raportin e UNMIK-ut të përgatitur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, të cilin e ka siguruar lajmi.net, shihet sesi Gjykata Speciale është duke i raportuar UNMIK-ut për aktivitetet e gjykatës.

Lidhur me këtë kanë reaguar dy ish-zëvendësministrat e Punëve të Jashmte të Kosovës. Teuta Sahatçiu dhe Muhamet Brajshori.

“Raporti i UNMIK-ut pat ekstraktin e Gjykatës Speciale, gjykatë kjo e themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i cili do të duhej të diskutohej aty e jo në Këshillin e Sigurimit. Fatkeqësisht kjo çështje kaloi pa u vërejtë nga ana jonë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook, e cila për një kohë ka shërbyer edhe si Ambasadore e Kosovës në Neë York, duke marrë pjesë disa herë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

Ndërsa, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Brajshori, në Tëitter ka shkruar se Kuvendi i Kosovës duhet të adresojë përfshirjen e Raportit të Gjykatës Speciale në raportin e UNMIK-ut. “Gjykata Speciale është themeluar nën Kushtetutën e Kosovës dhe jo nga Rezoluta 1244. Kështu, ajo nuk ka vend në raportin e UNMIK-ut. Gjykata Speciale është kundërshtari më brutal i shtetësisë së Kosovës sot”, ka shkruar Brajshori.