Take a fresh look at your lifestyle.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, vdes një grua

Një grua ka vdekur pas aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku mbetën të lënduar edhe gjashtë persona të tjerë.

Policia përmes raportit 24 orësh, bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

“Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë)  në dy në veturat e aksidentuara”, thuhet në njoftim.

Ndëkraq, aksidentin mbrëmë për Demokracia.com e konfirmoi edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Rasti, siç është bërë e ditur nga policia e Kosovës po vazhdon në procedurë të rregullt.