Take a fresh look at your lifestyle.

Nuk ia dha pagën, punëtori i vë flaken autobusit të shefit në Fushë Kosovë

Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një autobusi.

Shkak për këtë dyshohet të jetë mos dhënia e pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.