Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet 33-vjeçari, kreu disa vjedhje të rënda në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot R.B, 33-vjeçar pasi dyshohet për disa vjedhje të rënda, raporton Gazeta Express.

PK-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative të ndërrmarra, në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – R.B . mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.