Take a fresh look at your lifestyle.

Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë-Kosovë

Një 28-vjeçar është gjendur i vdekur në parkingun e stacionit të trenit në Fushë-Kosovë, të enjten.

Policia e Kosovës po e heton rastin si vdekje e dyshimtë, megjithatë elementet aty sugjerojnë se ai i mori vetes jetën.

“Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për Kohën.

Trupi i viktimës me inicialet A.T është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.