Take a fresh look at your lifestyle.

Noizy vjen me “Freestyle”, nuk mungojnë ‘dissat’ për rivalët

Noizy sapo ka publikuar projektin e shumëpritur.

Reperi Noizy ashtu siç e kishte paralajmëruar, sapo publikoi projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Artisti erdhi me “Freestyle”, në të cilin nuk mungojnë ‘thumbat’ e ‘dissat’ për reperët e tjerë, siç edhe pritej.

Tekstin e këngës e shkroi vet Noizy, për muzikën u kujdes Term & Rvchet, mix/masteri u punua nga Rvchet dhe Westpoint, ndërsa klipin e punoi MaxProduction.

“Nuk ishte Diss.. ishte Straight Rap me msu nipat e mbesat 🤣❤️ shijone, ju dua.. ju nuk jeni thjesht fansa por kam lidhje me krejt ju #OTR“, shkruan reperi në njoftimin për këngën.