Take a fresh look at your lifestyle.

Zyrtarëve komunalë që u arrestuan dje iu gjetën 17 mijë euro

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksionit të së enjtes në Ferizaj ku arrestoi 12 zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në këtë komunë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Express.

Aksioni është zhvilluar të enjten.

Në raportin e Policisë thuhet se si rezultat i hetimeve shtesë janë arrestuar 12 të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale.

“Ferizaj (NN) 15.04.2021 – 06:45. Si rezultat i hetimeve shtesë janë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë (zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale. Gjatë kontrollit në zyrën e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind (17.700.00)€, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.