Take a fresh look at your lifestyle.

Arben Vitia merret me mediat, në Shqipëri arrijnë edhe mbi 40 mijë vaksina

Kanë ardhur përmes aeroporti të Rinasit 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.

Në aeroport i ka pritur ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes Facebook shkruan se priten edhe mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm”, ka shkruar ai.