Take a fresh look at your lifestyle.

Humb një i moshuar në Gjakovë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një person i moshuar nga Gjakova, ka katër ditë që ka humbur dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Gasper Preqi është 68-vjeçar, dorën e djathtë e ka të paralizuar, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Ky është postimi i familjarëve:

Nje person ne fshatin Doblibare te Gjakoves eshte zhdukur qe nga data 13 Prill ne ora 09:00 te mengjesit ka dal nga shtepia dhe eshte nisur per ne Osek Pashe dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi sot e kater dite , nuk kemi asnje informacion me personin G.P qe nga ajo dite . Personi ne fjal eshte i moshes 68 vjeqare ,doren e djathte e ka te paralizuar , ka pasur veshur nje mantil te zeze , dhe nje kapele te zeze ose ngjyre hiri. Këta janë numrat kontaktues nëse e hasni të moshuarin: 049615397 dhe 043945274.