Take a fresh look at your lifestyle.

Parim Olluri intervistohet në stacionin policor

Olluri: Pas pak, bashkë me avokatin do të intervistohemi në stacion policor

Drejtori i Gazetës online “Insajderi” ka thënë se pas pak do të paraqitet në stacion policor për intervistim lidhur me raportimin për vonesat në furnizim me vaksina nga ministria e Shëndetësisë.

Ai në fillim të shkrimit të tij ka thënë se nuk e di nëse është i saktë njoftimi se “nuk do të hetohen mediat”, shkruan lajmi.net.

“Në mëngjes Krimet e Rënda të Policisë zbarkuan në Insajderi. Fillova intervistimin aty. Kërkuan që intervistimi të vazhdoj në stacion policor”, ka shkruar tutje Olluri.

Ky është postimi i tij:

Nuk e di sa eshte i sakte njoftimi i Prokurise qe thote se “mediat nuk do te hetohen”.

Ne mengjes Krimet e Renda te Policise zbarkuan ne Insajderi. Fillova intervistimin aty.

Kerkuan qe intervistimi te vazhdoj ne stacion policor.

Pas pak, bashke me avokatin e Insajderit jemi te obliguar qe te paraqitemi per intervistim ne stacion policor.