Take a fresh look at your lifestyle.

Reagon Abdixhiku: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në mbrojtje të mediave që kanë publikuar të dhëna të ministrisë së Shëndetësisë që ngjallin dyshimet për vonesa të qëllimshme në sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Abdixhiku në një postim në ‘Facebook’ ka shkruar se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave, përcjell Demokracia.com

Ai më tutje tha se mediat e kanë për detyrë të nxjerrin të vërtetën për interesin publik dhe pushteti e ka për obligim t’ i gjejë vaksinat.

Postimi i tij i plotë:

Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.

Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.
1 muaj qeverisje.
293 kosovarë të vdekur.
0 vaksina.
Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.