Take a fresh look at your lifestyle.

“Më mungon shumë Hashim Thaçi”/ Rama nga aeroporti i Kukësit: Nuk e di nëse më ndjek, por do t’i çoja një përqafim

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga aeroporti i Kukësit tha se i mungon shumë një prej shqiptarëve më të mëdhenj, Hashim Thaçi.

Teksa e konsideron Thacin “vëlla”, Rama i dërgoi nga Kukësi një përqafim, ndërsa u shpreh se nga në muret e aeroportit të Kukësit gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës.

“Me këtë rast dua të ndaj me ju që më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaci. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja ti coja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”, tha Rama.

Rama shpjegoi edhe emrin e aeroportit, “Zayed – Flatrat e Veriut”.

“Sot është vërtet një ditë fantastike për Kukësin, Shqipërinë, Kosovën dhe për gjithë shqiptarinë. Në radhë të parë unë dua të jap një shpjegim. Pse quhet kështu aeroporti, ky quhet kështu sepse nuk është thjesht një aeroport i ri, por është një aeroport vend kujtese. Godina është edhe një tempull i kujtesës së kësaj zone, por edhe të këtij komunitetit shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë. Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën me dhunë, viktima të spastrimit etnik, ku Kukësi ishte stacioni më i populluar. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz, mes tyre edhe njëri që sot është princi i kurorës, Muhamed Zajed, i cili është i biri nje prej burrave më të urtë, sheikut Zajed.

Nga ana tjetër, aeroporti është edhe aeroporti i flatrave të veriut, sepse këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por nga Kukësi dhe matanë prej andej nga erdhën mortaret dhe vëllezërit është veriu i shqiptarisë.”