Take a fresh look at your lifestyle.

Vaksinohen 103 persona me sëmundje kronike në “1 Tetori”

Ka vazhduar edhe këtë të diele vaksinimi i persona me sëmundje kronike në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, në sallën “1 Tetori” gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 103 persona, raporton Demorkacia.com.

“Sot është dita e tretë me radhë sa i përket vaksinimit të personave me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç, deri në këtë moment që po flasim sot janë 103 persona të vaksinuar. Kurse, nga data 8 prill kur ka filluar vaksinimi, 2 mijë e 333 persona kanë marrë vaksinën, ndërsa deri tani, në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike”, tha Bardhi.

Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar më 29 mars.

Ndërsa sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (PSHV), futja në përdorim e vaksinës kundër COVID19 do te bëhet gjatë tri fazave. Gjatë fazës së parë do të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësorë, banorët në shtëpitë e pleqve dhe terë punonjësit socialë, grupmosha mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.