Take a fresh look at your lifestyle.

Aksidentohet makina pa shofer e Tesla, dy persona vdesin

Dy persona humbën jetën në Teksas ndërsa udhëtonin me një makinë Tesla, në një aksident ku policia thotë se asnjë prej viktimave nuk ndodhej në sediljen e drejtuesit.

Makina po ecte me shpejtësi maksimale në Houston kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, për të shpërthyer më pas në flakë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje një nga viktimat ishte ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa tjetri mbrapa duke bërë të dyshohet se makina ka qenë në versionin e autopilotit.