Take a fresh look at your lifestyle.

Kjo është mosha e 14 personave që vdiqën nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 14 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 277 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i 2 mijë e 47 mostrave.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”.