Take a fresh look at your lifestyle.

Infermierja që kujdeset për pacientët me COVID-19 përcjell dashuri te qytetarët

Prej më shumë se një vit Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

Kësisoj të lodhur nga kjo gjendje janë shprehur shpesh herë të jenë edhe punëtorët shëndetësorët, të cilët janë në vijën e parë të frontit të përballjes me këtë virus.

Përkundër lodhjes, ata vazhdojnë të përcjellin dashuri dhe kujdes tek qytetarët
Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë publikuar një foto të një infermiere të Klinikës Infektive, e cila po kujdeset për pacientët me COVID-19.

“Me dashuri nga një infermiere e “Repartit A” të Klinikës Infektive- QKUK, e cila me përkushtim pa përshkrim dhe angazhim të pamatë kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19”, është thënë nga SHSKUK.