Take a fresh look at your lifestyle.

Një shtet i madh merr 800 mijë doza të vaksinës “Sputnik V” nga Rusia

Qeveria e Argjentinës pranoi 800 mijë doza të vaksinës ruse, “Sputnik V” të hënën, njoftoi zyra e Presidentit.

Arritja e qindra mijëra dozave të vaksinës ruse në shtetin e largët u njoftua përmes postimit të Presidencës në Twitter, ku gjithashtu u publikua një fotografi e një aeroplani në aeroport dhe disa pakove ku ndodheshin dozat.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Argjentinë, dërgesa më e re e ka çuar në rreth nëntë milionë numrin e përgjithshëm të dozave që ka marrë shteti i dytë më i madh i Amerikës Jugore.

Këto vaksina arritën në kohën kur Argjentina po përballet me shtim të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Të martën, Argjentina regjistroi mbi 20 mijë raste të reja dhe 248 viktima.