Take a fresh look at your lifestyle.

Kërkohet përjashtimi i Juventusit, Interit dhe Milanit nga Serie A

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, beson se Federata e Futbollit të Italisë duhet të përjashtojë Interin, Juventusin dhe Milanin nga kampionati edhe nëse krijimi i Superligës Evropiane do të dështojë.

Të tri klubet e mëdha evropiane u pajtuan që të bëhen pjesë e Superligës e cila dështoi vetëm 48 orë pas krijimit të saj, përcjell KosovaPress.

“Futbolli nuk do të ekzistonte pa tifozë. Duhet ta rikthejm futbollin. Nëse në shkojmë pas njerëzve të fuqishëm, nuk arrijmë askund.”, tha Ferrero për “Radio Marte.”.

“Unë gjithmonë kam votuar kundër Agnellit. Nuk e kam ndjekur kurrë atë dhe nëse e them mendimin tim këtu për të ata do ta mbyllin radion.”.

“Unë shpresoj që këto tri skuadra të sanksionohen. Milani dhe Interi nuk është dashur ta bëjnë këtë. E gjithë Italia u trondit. Pres që Federata e Futbollit të tregohet e prerë deri në përjashtimin e tyre.”, tha Ferrero në fund.