Take a fresh look at your lifestyle.

Kjo është mosha e 5 personave që vdiqën nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 506 raste të reja të infektuara. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”.