Take a fresh look at your lifestyle.

Milani rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Skuadra e Sassuolos ka arritur t’ia ‘rrëmbejë’ nga duart fitoren Milanit, duke e mposhtur atë me rezultat 2-1.

Edhe pse Rossonerët e filluan më mirë këtë ndeshje, duke shënuar një gol në minutën e 30-të me anë të Hakan Calhanoglut, në fund nuk arritën të marrin pikë.

Sassuolo e drejtuar nga De Zerbi, arriti që të përmbysë rezultatin dhe në këtë mënyrë të arkëtojë pikë të plota në udhëtim ndaj Milanit.

Giacomo Raspadori 76′ dhe 83′ shënojë dy gola në këtë ndeshje brenda 7 minutave dhe kësisoj i siguroi Sassuolos 3 pikë të reja.

Me këtë humbje, Milani rrezikon seriozisht të mbetet jashtë garës për Ligën e Kampionëve.

Milani për momentin ka 66 pikë dhe një ndeshje më shumë sesa Atalanta, të cilët kanë grumbulluar 64 pikë pas 31 ndeshjeve.

Në anën tjetër, Juventusi mund t’i afrohet në vetëm 1 pikë në qoftë se fiton sonte ndaj Parmës.

Edhe Napoli mund të ngushtojë diferencën e pikëve, shikojeni më poshtë renditjen në Serie A./