Take a fresh look at your lifestyle.

Policia vret një 16 vjeçare afro amerikane në Ohio

Qëllohet për vdekje nga policia e Ohios një vajzë afro amerikane 16 vjeçare.
Të shtënat ndodhën rreth 20 minuta para se të shpallej vendimi për agjentin e policisë që vrau një vit më pare George Floyd.

Agjentët e policisë të cilët ishin të përfshirë kishin kamera në trupin e tyre që tani më janë sekuestruar dhe ka nisur zbardhja për atë çfarë ka ndodhur.

Duket se 16-vjeçarja, e qëlluar nga policia u identifikuar si Ma’Khia Bryant.

Kryetari i Bashkisë Andreë J. Ginther shprehet se: “Është një ditë tragjike për qytetin e Columbus”.

Po ashtu ai tha se do të tregohej transparent dhe do të bënte publik çdo detaj.
Gjithashtu ai i bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën ë tyre.

Tezja e viktimës tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër.

Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin.