Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes veprimtari i LDK’së, Abdixhiku shpreh ngushëllime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar familjen e zyrtarit të LDK’së, Ridvan Hoxha, i cili vdiq sot nga COVID-19, raporton Express.

Abdixhiku ka thënë se me pikëllim kanë marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Hoxhës, për të cilin ka thënë se në ditë më të vështira ka dhënë kontribut të veçantë për vendim përmes profesionit të tij në arsim.
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Prof. Ridvan Hoxha, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“E nderuara familje Hoxha,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Prof. Ridvan Hoxha.

Ridvan Hoxha ishte veprimtar i njohur i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në ditët më të vështira dha kontribut të veçantë për vendin përmes profesionit të tij në arsim.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Degës së LDK-së në Prizren.”