Take a fresh look at your lifestyle.

Cilës parti do t’i bashkohet nëse përjashtohet nga AAK-ja? – Albena Reshitaj tregon planet e saj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila nuk iu bind vendimit të partisë dhe mori pjesë në senacën për votimin e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ka folur edhe një herë për votën e saj.

Ajo është pyetur edhe si do të veprojë nëse do të përjashtohet nga AAK-ja.

“Nuk e kam menduar këtë. Unë nëse arrijnë që dmth individ të caktuar të jenë aq të ndikueshëm që të bëhet një përjashtim për mua, unë e ka potencuar se zgjidhje e kam të kalojë si deputete e pavarur”, tha ajo.

Reshitaj ka treguar se ditën e votimit të Presidentes i ka shkuar një sms nga Daut Hradinaj i cili i ka kërkuar që të tërhiqet nga seanca.

“Tani ju jeni gazetarë dhe ju mirëkuptoj me të gjitha paragjykimet që mund t;I krijoni dhe poashtue dhe opiniopnistët dhe më vjen keq se ata bazohen në të kaluarën. Unë mendoj që jam një shembull që e kam marrë një vendim të tillë vetëm në arsyet profesionale e humane dhe nuk ekam bërë në asnjë moment për arsye të tjera. Thjeshtë e kam bërë një gjë të tillë sepse kam konsideruar se duhet të jemi bashkë. Dhe pastaj do të qëndrojmë në pozitë e opozitë. Unë e kam thënë disa herë që në forume partiake e kam diskutuar këtë cështje dhe jam munduar ta bind edhe grupin parlamentar dhe nuk e kam gjetur përpkrahjen. Si nënkryetar e partiusë kam pasur të drejtë të jap mendimet e mia. Në ditën e dytë në mes të dy senacave më ka kontakuar me sm z.Dauta Hradinaj dhe unë nuk e kam ditur se ai nuk është informuar dhe ka kërkuar që unë të tërhiqe. Unë e kisha marrë vendimin dhe nuk mund të tërhiqesha”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.

Reshitaj ka thënë se vendimi i saj për të marrë në senacë ka qenë i drejtë.

Reshitaj gjithashtu është shprehur se AAK-ja duhet të reformohet.

“Fillimish më lejoni të them se cdo parti politike tahsmë duhet ta kuptrojnë që rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar, most ë harrojmë se kemi votues të ir që kanë një qasje tjetrër dhe ne duhet të bëjmë reforma. Prandaj kur forohet një kaudër I përgatutur duhet ta vlerësojëm edhe për mendimin e tij. Unë shpesh ka raste kur në rrugëztimin tim politk jamë ndikuar nga miq, ko,egë dhe student. Cdo parti politikë duhet të jetë e gatshme. E vetma zgjidhje për të fituar progress janë reformat e thella. Nuk mund të këkrosh kapacitet më të madh te një njeri i cili për disa dekada ka dhënë aq sa ka dhënë”, ka shtuar Reshitaj në ATV