Take a fresh look at your lifestyle.

Edhe pse kryeministër, Kurti nënshkruan ende në emër të Avdullah Hotit

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 22 mars, megjithatë, ai siç duket ende “nënshkruan” në emër të ish-shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti.

Kjo mund të shihet në një dokument të publikuar së fundi në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Në mbledhjen e fundit janë marrë disa vendime, ndërsa në njërin prej tyre, kryeministri Kurti ka nënshkruar një dokument të cilit i figuronte emri i Avdullah Hoti.

Megjithatë, kjo mund të ketë qenë vetëm një gabim teknik.

Vendimet-e-Mbledhjes-se-8-te-te-Qeverise-se-Republikes-se-Kosoves

Ndryshe, Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës duke arritur të marrë 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë kësaj periudhe, ndër vendimet e tij më të rëndësishme ka qenë shtrëngimi, e më pas lirimi i masave anti-Covid.