Take a fresh look at your lifestyle.

Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj jashtëzakonisht e rrezikshme

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka reaguar rreth ideve për ndryshimin e kufijve.

“Çdo ide e vendosjes së kufijve të rinj është jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe se “është veçanërisht e vlefshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila pagoi çmimin më të lartë për shpërbërjen e Jugosllavisë. Lufta ka lënë humnera të thella që mund të kapërcehen vetëm përmes bashkëpunimit, dialogut tolerant dhe rolit aktiv të bashkësisë ndërkombëtare”, i tha Fajon të përjavshmes serbe “NIN”, transmeton Demokracia.com.

Po ashtu ajo kujtoi se struktura aktuale e Bosnjës u bë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës.

Fajon ndër të tjera theksoi se është e nevojshme të mendohet për një kornizë më të mirë për veprim dhe bashkëpunim.

“Ne ende nuk e dimë nga dhe si erdhi dokumenti zyrtar, por unë nuk do të çuditesha nëse disa nga idetë nacionaliste vijnë nga rrethi i kryeministrit slloven, deklaroi Fajon, në një tekst për mënyrën se si “disa udhëheqës evropianë vendosin të promovojnë ide “për ndarjen e shteteve”, shtoi tutje Fajon.

“Tashmë kemi mësuar se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne gjithmonë duhet të marrim parasysh marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon, historinë dhe kulturën”.