Take a fresh look at your lifestyle.

Kadrijaj publikon foton e Kurtit me një të moshuar: Axhë, t’i hjeka 20 euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensionisteve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta në vend. Sot për këtë ka reaguar dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një të moshuar.

“Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”, ka shkruar ajo.