Take a fresh look at your lifestyle.

Mimoza Kusari-Lila del kundër LVV-së për zgjedhjet në Shqipëri

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “nuk është pjesë e vendimit të LVV-së për të pjesëmarrjen ne zgjedhjet në Shqipëri”.

Këto deklarata, deputetja e Kuvendit të Kosovës i ka bërë në ABC News, derisa është deklaruar lidhur me kandidimin e tre kandidatëve në zgjedhjet në Shqipëri, raporton Demokracia.com.

“Ky është një aspekt për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një vendim, pjesë e të cilit nuk jam për faktin se kam një bindje tjetër në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje”, ka thënë ajo.

Ndryshe, tre kandidatët që garojnë nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet në Shqipëri janë Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.

Ndërkaq, të lartpërmendurit kanë marrë një përkrahje të madhe nga bashkëpartiakët e tyre në Kosovë, të cilët shkuan edhe për mbështetje gjatë fushatës në Shqipëri.