Take a fresh look at your lifestyle.

Në Shqipëri janë kryer afro 400 mijë vaksinime kundër COVID-19

Deri më sot në Shqipëri janë kryer rreth 400 mijë vaksinime kundër COVID-19.

Vetë gjatë ditës së djeshme janë kryer 13 mijë e 173 vaksinime anti-COVID. Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se që prej fillimit të pandemisë janë kryer 372 mijë e 75 vaksinime në total.

Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 138 raste të reja dhe 5 humbje jete në vendin tonë, si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë, shkruan tch.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.